Bota

”Militantët e VV-së më kërcënuan familjen”/ Pacolli: Këshilltari më rekomandoi që të qëndroja në Tiranë, kishim

7 Maj 2020, 05:40 Nga DOSJA
”Militantët e VV-së më kërcënuan familjen”/

Kosovë-  Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka treguar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, pse ai vendosi të qëndronte në Tiranë javën e kaluar. Gjatë intervistës Pacolli është shprehur se ka leje të përhershme për të hyrë në Prishtinë, por ka pasur këshilla që të mos futej direkt në këtë shtet.

‘’Unë jam nisur në Prishtinë me kërcënime nga militantët e VV. Unë kam pasur qindra kërcënime, prej militantëve të VV, që ata të bënin çmos. Ata më kanë kërcënuar familjen time. Ata kanë çuar fotografi të ndryshme. Kanë dërguar fotografi të djalit tim. Nuk e tërheq fjalën që e kam thënë se: është hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim. Janë duke u kërcënuar të gjithë. Janë duke u përgatitur lëndët. Siç e dini, mbrëmjen kur kam ardhur në Prishtinë është arrestuar një militant i VV’së. Këshilltari më rekomandoi që të mos ateroj në Prishtinë po në Tiranë. Pasi që atje në Prishtinë mundet çdo kush të ketë akses në aeroport dhe mund të hedhë ndonjë gurë në motor të aeroplanit tim pa dijeninë tonë. Kishim frikë për ndonjë tragjedi’’, u shpreh Pacolli.

Pak ditë më parë Pacolli u bë “mollë sherri” për autoritetet në Kosovë dhe ato nuk lanë uljen e avionit të tij në Prishtinë. Deputeti duke u mos u lejuar që të shkonte në Kosovë,  udhëtoi nga Zvicra drejt Shqipërisë. Më pas ai shkoi në Kosovë dhe tashmë është izoluar në banesën e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli behgjet pacolli

Sondazh

Poll