Aktualitet

Tërhiqet Albpetrol, anulon shkurtimin e pagave dhe të punonjësve pas protestave: Rroga i ulet vetëm administratës

6 Maj 2020, 16:18 Nga DOSJA
Tërhiqet Albpetrol, anulon shkurtimin e pagave dhe të punonjësve

TIRANË– Albetrol është tërhequr nga vendimi për të ulur pagat si dhe për të shkurtuar punonjësit, pas dy ditëve protestë që zhvilluan vetë punonjësit. Në një njoftim nga ana e Ministrisë mësohet se kompania është tërhequr pas ndërhyrjes nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pas dialogut me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit.

Tashmë naftëtarët dhe specialistët e tjerë do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë, siç kishin para vendimit të Albpetrol, dhe asnjë punonjës i kësaj kompanie nuk do të shkarkohet nga puna deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.

Deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19, çdo punonjësi Albpetrol do të marrë pagën e plotë të luftës, ndërsa administrata e shoqërisë do të marrë një pagë të reduktuar deri në 60% pasi ka pasur një nivel të lartë page.

Njoftimi i plotë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematikefinanciare. Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtëme Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjithakushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga kyristrukturim. Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me njëndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arriturvlerën më të ulët prej dekadash. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësajsituate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i karekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.
Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që: • Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë. • Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punësderi në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19. • Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punësdo të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19. • Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartëpage. MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ditën e sotme, për të dytën radhazi, protestuan punonjësit e kompanisë së naftës “Albpetrol”. Dje ata protestuan pasi kompania ka vendosur që t’u ulë pagat dhe disa prej tyre i ka shkarkuar nga detyra. Punonjësit kërcënuan se do të futen në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë.

Justifikimi që u përdor nga kompania për uljen e pagave është se për shkak të koronavirusit nuk ka pasur shitje nafte. Javën e shkuar, Ministrja Balluku njoftoi gjithashtu se puna në këto rafineri është pezulluar. Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ende nuk ka asnjë reagim nga drejtori i ri, Gent Gazheli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e albpetrol në protestë punonjësit e albpetrol në protestë

Sondazh

Poll