Aktualitet

‘Tunden’ prangat, pas Halilajt pritet të shkojnë pas hekurave edhe dy persona të tjerë, u përfshinë në atentatin ndaj

6 Maj 2020, 15:43 Nga DOSJA
‘Tunden’ prangat, pas Halilajt pritet të shkojnë pas

TIRANË– Dy persona të tjerë, të përfshirë në atentatin ndaj peokueoit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Burime nga policia bëjnë me dije për Dosja.al, se një operacion i forcave speciale pritet të prangosë edhe të paktën dy persona të tjerë.

Identiteti i këtyre të fundit, për të vilët po ‘tunden prangat’ nuk bëhet me dije, për të mos i paralajmëruar, por shumë shpejt, pritet arrestimi i tyre me anë të operacioni të organizuar nga Forcat Speciale.

Ariol Halilaj, për të cilin Dosja.al raportoi se ka qenë i punësuar si inspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, dhe ka abuzuar shumë herë me detyrën e tij në shtet,  u vu në pranga mbrëmjen e kaluar. Ai është identifikuar në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrahjën, me të cilin i janë zbardhur edhe biseda.

Halilajt, i janë gjetur edhe gjurmët e ADN-së në makinën nga ku u krye atentati ndaj Ndojës. Ai ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku. Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.

Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 14:10

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, është shprehur se paketat ekonomikë të qeverisë janë tallëse dhe nuk janë ndihmuar të gjithë. P...