Aktualitet

“E njoh Redjan Rrajën”, Halilaj pranon miqësinë me nipin e deputetit të PS-së: Nuk kam gisht në atentatin ndaj

6 Maj 2020, 16:04 Nga DOSJA
“E njoh Redjan Rrajën”, Halilaj pranon miqësinë me

TIRANË– Ariol Halilaj, 29-jeçari i akuzuar si përkrahës i autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, është vënë me shpatulla pas murit nga grupi hetimor. Dosja.al mëson nga burime të grupit hetimor, se Halilaj ka pranuar se ka pasur njohje dhe miqësi me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet në burg për të njëjtën çështje.

Gjithashtu, të njëjtat burime, bëjnë me dije se Halilaj, që pak para shkrirjes së Inspektoriatit të Mjedisit, punonte në radhët e shtetit si inspektor, ka mohuar të ketë pasur gisht në atentatin ndaj Ndojës, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Kam njohje me Rrajën. Nuk kam marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë,”- mësohet të ketë thënë Halilaj.

Ariol Halilaj, u vu në pranga mbrëmjen e kaluar. Ai akuzohet se ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku. Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa Ymeri dhe Ndoja mbetën të plagosur, por ditë më vonë u rikuperuan.

Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll