Aktualitet

Zbulohet FYTYRA e Ariol Halilajt, ky është ish-inspektori i arrestuar që ndihmoi atentatorët e prokurorit Ndoja

6 Maj 2020, 14:51 Nga DOSJA
Zbulohet FYTYRA e Ariol Halilajt, ky është ish-inspektori i arrestuar

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Ariol Halilaj, 29-vjeçari që u vu në pranga një ditë më parë. Dosja.al raportoi detaje mbi arrestimin e Halilajt një ditë më parë, por fytyra e tij është publikuar vetëm ditën e sotme, nga TVKlan.

Ariol Halilaj u vu në pranga mbrëmjen e kaluar, pak metra larg shtëpisë së tij ku jetonte prej vitesh në qytetin e Durrësit. Ai është identifikuar në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrahjën, me të cilin i janë zbardhur edhe biseda.

Halilajt, i janë gjetur edhe gjurmët e ADN-së në makinën nga ku u krye atentati ndaj Ndojës. Ai ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku.

Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Dosja.al raportoi edhe se Halilaj, ka qenë i punësuar si inspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, dhe se ka abuzuar shumë herë me detyrën e tij në shtet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 14:10

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, është shprehur se paketat ekonomikë të qeverisë janë tallëse dhe nuk janë ndihmuar të gjithë. P...

Aktualitet 6 Maj 2020, 12:00

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin Selim Rama, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata e  Tiranës me 4 muaj burg  ...