Aktualitet

Ministrja Shahini tërhiqet: Zgjedhjet në universitet mund të shtyhen

6 Maj 2020, 16:10 Nga DOSJA
Ministrja Shahini tërhiqet: Zgjedhjet në universitet mund të

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është shprehur sot se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës mund të shtyhen. Në një intervistë për ABC News, ministrja tha se zgjedhjet në arsimin e lartë duan pjesëmarrjen të gjithë studentëve, e shtoi se do të shihet se si do shkojë situata e pandemisë për të vendosur për këtë çështje.

Urdhrin për zgjedhjet këtë vit e kemi nxjerrë në janar. Pas nisjes së pandemisë bëmë një shtyrje me një muaj. Sot jemi në një situatë paqartësie. Ne duhet të marrim parasysh atë që rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Zgjedhjet duan pjesëmarrjen e shumë studentëve që të dëgjohet zëri i tyre.  Mendoj se përgatitjet duhet t’i bëjnë universitetet që të jenë gati. Edhe nëse shtyhet data ata duhet të përgatiten që të jenë gati”, tha Shahini.

Më herët grupe të ndryshme studentësh kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini zgjedhjet ne ut besa shahini zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll