Politike

Kthimi i maturantëve në shkolla, Shahini publikon rregullat strikte: Maksimumi 12 nxënës në klasë! (Zbulon si monitorohen

6 Maj 2020, 15:12 Nga DOSJA
Kthimi i maturantëve në shkolla, Shahini publikon rregullat strikte:

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini është shprehur se kthimi i maturantëve në shkolla do të bëhet nën masa të rrpta sigurie. Në një lidhje me Skype në AbcNews, Shahini tha se në një klasë do të ketë maskimumi 12 nxënës, ndërsa shtoi se ata do të qëndrojnë të ulur, dy metra larg njëri-tjetrit.

Shahini bëri me dije se klasat do të jenë të pastra dhe se do të merren parasysh të zbatohen të gjitha kushtet higjieno-sanitare.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera. Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Do jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt. Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që ccdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra. Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë. Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini.

E pyetur se si janë testuar mësuesit gjatë punës së pandemisë, Shahini tha se shtylla e vlerësimit të punës së tyre është bërë në dy forma, përmes sondazheve dhe mbikëqyrjes nga drejtorët e shkollave.

“Mësuesit janë testuar përmes dy mënyrave. E para ka qenë përmes sondazheve të cilat përmbajnë pyetje për mesues nxënës dhe prindër. Ndërsa metoda e dytë ka qenë përmes drejtorëve të shkollës të cilët kanë mbajtur në monitorim punën e mësuesve”, tha Shahni.

Më herët, Shahini përmes një videoje-live, u shpreh se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik, këtë vit, dhe duhet një parapërgatitje për provimet, sidomos për ata që bëjnë punë laboratorike, apo të arteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronaviruis ne shqiperi besa shahini koronaviruis ne shqiperi

Sondazh

Poll