Politike

Basha i përgjigjet Gjiknurit: Jemi gati që nesër që të ulemi e të bëjmë Reformën Zgjedhore

6 Maj 2020, 14:17 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Gjiknurit: Jemi gati që nesër që të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje ftesës së bërë nga bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri për të vijuar në tryezë dialogun. Në një deklaratë për mediat pas takimit me biznesin e vogël, Basha u shpreh se opozita është gati që të ulet në tryezë që nesër e të zgjihet çështja e Reformës Zgjedhore.

Duhet ta mbani vëmendjen tek pandemia ekonomike, të tjerat janë gënjeshtra, s’jemi larguar kurrë nga tryeza, qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona, ka propozimet tona atje, qeveria nëse është e sinqertë nuk ka pse të presë deri javën tjetër, jemi gati që nesër për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime të kujdeset për fatin e tyre dhe ekonominë që po bie në gropë”, tha Basha.

Këto deklarata Basha i ka bërë pas një një takimi që ka pasur me përfaqësuesit ebiznesit të vogël dhe ka thënë se ky sektor i ekonomisë duhet të ndihmohet pasi është në një krizë shumë të thelllë. Basha tha se qeveria po ndihmon oligarkët dhe nuk po u jep para atyre që kanë nevojë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri lulzim basha reforma zgjedhore damian gjiknuri lulzim basha reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 10:47

Deutsche Welle: Në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të flitet konkretisht për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Përse do...