Politike

‘E miratojmë Reformën Zgjedhore me votat tona’/ Ambasadori Soreca kundër PS-së: Thelbësore të mbështetet nga të gjit

6 Maj 2020, 11:45 Nga DOSJA
‘E miratojmë Reformën Zgjedhore me votat tona’/ Ambasadori

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore ditën e sotme. Me anë të një statusi në Twitter, Soreca shkuran se është thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën. 

Më tej ai shtoi se gjithashtu është e rëndësishme që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë.

“Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Elektorale, edhe në ditët e vështira të COVID-19. Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga BE,”-shkruan ai.

Pas mbledhjes së sotme, Gjiknuri u shpreh se nuk i kuptone deklaratat kontradiktore të opozitës sa i përket mbledhjes së Këshillit Politik, mëgjithatë ai është shprehur se nëse ata nuk duan të bëhen më pjesë e procesit ta deklarojnë, pasi maxhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar paketën elektorale.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca reforma zgjedhore luigi soreca reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 10:47

Deutsche Welle: Në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të flitet konkretisht për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Përse do...