Politike

VIDEO/ “O Enver o lule”, nxënësja e shkollës 9-vjeçare i thur lavde diktatorit Hoxha për festën e 5 majit

6 Maj 2020, 13:33 Nga DOSJA
VIDEO/ “O Enver o lule”, nxënësja e shkollës

BERAT– Elena Dinaku, një nxënëse e klasës së 8-ë, në shkollën e Poshnjes në Urën Vajgurore në Berat, ka zgjedhur që t’ja dedikojë 5-Majin, ditën e dëshmorëve, diktatorit të ndjerë Enver Hoxha.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, të realizuar me bashkimin e fotojve, nxënësja dëgjohet të thotë se është shumë mirënjohëse për ata që i kanë lënë amanet atdheun, dhe kanë luftuar për këtë tokë.

Ndër të tjera foto, shfaqet edhe statuja e diktatorit Enver Hoxha.

“Në fakt pranvera s’ka si të li dë pa ekzistencën e kësaj gonxheje, dhe sa më shumë ta ujisim aq më shumë bekime do të kemi,”– dëgjohet të thotë nxënësja kur shfaqet diktatori Hoxha, teksa shton edhe mirënjohjen e saj.

Ju kemi kujtuar dhe do t’ju kujtojmë gjithë jetën, faleminderit,”- thotë nxënësja në fund të videos, kur në sfond shihet kryeministri Edi Rama.

Dita e 5-Majit, kujtohet gjithmonë me dashamirësi dhe homazhe në emër të Dëshmorëve të Atdheut, atyre që kanë rënë në emër të lirisë. E çuditshme se si mes dëshmorëve, mund të futet edhe diktatori Enver Hoxha, por akoma më e çuditshme është edhe nostalgjia që ndjen një nxënës i klasës së tetë për diktatorin shqiptar! Te jetë ndoshta një lapsus nga ana e nxënëses?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elena dinaku lavde per enver hoxhen elena dinaku lavde per enver hoxhen

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 10:47

Deutsche Welle: Në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të flitet konkretisht për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Përse do...