Meta tjetër reagim për raportin e ‘Freedom House”: Duhet reflektim i thelluar, standardet e drejtësisë janë të lidhura
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në Facebook, për raportin e “Freedom House”. Ai është shprehur se ky raport meriton një reflektim të thelluar dhe thekson se standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë.
Reagimi i plotë:
Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar. DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS- Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.
Në një reagim më herët në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.
Në raportin e “Freedom House” shkruhet se Shqipëria edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar një rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria merr vetëm 3.82 pikë. Reagime për raportin ka pasur edhe nga politika shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, presidenti Meta dhe opozita.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Reforma Zgjedhore/ Deklarata e Gjiknurit, reagon Petrit Vasili: ‘Rilindja’ kërkon bllokimin, por ta harrojë
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka reaguar lidhur me deklaratën e bashkëkryetarit Damian G...
Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Më 18 maj do të lehtësojmë masat për aktivitetet fetare por s’do ketë hapje të men
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot të gjithë komunitetin e besimtarëve në Shqipëri se më 18 maj do të nisin masat lehtësuese për klerin. Njoftimi u d...
“Poshtë urës n’Francë Nano e kapi”/ Lefter Maliqi i dedikon poezi Ramës, nuk kusehet me fjalët: Jetëshkrimi i Rrumpa
TIRANË-Deputeti Lefter Maliqi i ka dedikuar një poezi kryeministrit Edi Rama, ku edhe nuk i ka kursyer fyerjet. Në poezinë e tij, Maliqi përmend të rekotor...
Mbledhja e Komisionit për Ref.Zgjedhore/ Hajdari: Procesi do të vijojë, duhet të mbyllet një orë e më parë
TIRANE- Në dalje të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkë-kryetarja Rudina Hajdari siguroi se procesi do të vijojë të shkojë përpara. Mbledhja ...
Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri: S’kam marrë një përgjigje nga opozita, ne i kemi votat për ta miratuar
TIRANË– Bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij, Gjiknuri u s...
Raporti i Freedom House/ Ilir Meta: Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë kërkon reflektim nga të gjithë
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur së fundmi se është thellësisht i shqetësuar për konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”, në...
Raporti i Freedom House, reagon Basha: Bie maska e demokracisë fasadë, duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” lidhur me lirinë e medias në Shqipëri. Basha me anë të një postimi në Fa...
“A do ketë zgjedhje të parakohshme?”/ Rama: As vendi e as populli nuk ka kohë të mundë Bashën dy herë në vit
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Abc e Mëngjesit” në Abc News se në vend nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Gjatë intervistës ai ës...
“Kaq i pabesueshëm jam?”/ Rama-Enkel Demit: S’mund t’ju jap një përgjigje për pyetjen, di që mjekët që u kthyen n
Tiranë– Edi Rama ka deklaruar në “Abc e Mëngjesit” se nuk ka informacion për karantiminin e mjekëve shqiptarë që u kthyen nga Italia. Rama ka theksuar se të gj...