Politike

Reforma Zgjedhore/ Deklarata e Gjiknurit, reagon Petrit Vasili: ‘Rilindja’ kërkon bllokimin, por ta harrojë

6 Maj 2020, 10:32 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Deklarata e Gjiknurit, reagon Petrit Vasili:

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka reaguar lidhur me deklaratën e bashkëkryetarit Damian Gjiknuri.

Në deklaratën e tij, Vasili shkruan se propozimet e opozitës janë dhënë por ende nuk kanë marrë përgjigje nga maxhoiranca. Sipas Vasilit, Gjiknuri po tenton që të sabotojë punën, ndërsa i bën thirrje që të mos e tentojë pasi përgjigjia do të jetë e ashpër. 

“E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve. Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja,”-shkruan ndër të tjera ai. 

Deklarata e plotë:

Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik. Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës. Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik. Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre. Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit. E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve. Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja.

Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri petrit vasili reforma zgjedhore damian gjiknuri petrit vasili reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2020, 08:50

TIRANË– Mesa duket maskat dhe dorezat nuk kanë mjaftuar për të hequr frikën. Gazetari Arsen Rusta, raporton se para seancës së radhës në Kuvend më 14 maj, ...