Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet shqiptari në Greqi, ekstradohet drejt Shqipërisë (EMRI)

6 Maj 2020, 11:11 Nga DOSJA
I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet shqiptari në

Greqi– Policia greke ka arrestuar 51-vjeçarin, Bernard Bylybashi, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës me 5 vite burg për trafik droge. Po kështu ai është ekstraduar drejt Shqipërisë, nga pika kufitare e Kapshticës.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana, Strukturave të Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe Policisë Greke, u bë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi dhe ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës. Gjithashtu nga shërbimet e DVP Korçë, kapet një shtetas tjetër në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”. Gjithashtu nga Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, falë informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe veprimeve të mirëorganizuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr. 304, datë 18.07.2016, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51-vjeeçari në greqi bernard bylykbashi arrestohet 51-vjeeçari në greqi bernard bylykbashi

Sondazh

Poll