Politike

6 Maj 2020, 08:50 Nga DOSJA

TIRANË– Mesa duket maskat dhe dorezat nuk kanë mjaftuar për të hequr frikën. Gazetari Arsen Rusta, raporton se para seancës së radhës në Kuvend më 14 maj, administrata po planifikon dezinfektimin e sallës.

Dezinfektimi i godinës është kërkuar nga Kryesia e Kuvendit për shkak të situatës së pandemisë ‘COVID-19’’, ndërkohë që bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1200 m2.

Mesa duket edhe pse ta pajisur me maska dhe me doreza, deputetët dhe ministrat sërish i tremben një infektimi të mundshëm dhe kërkojnë më shumë masa për sigurinë e tyre.

Deri më tani, e vetmja figurë politike e prekur nga pandemia e koronavirusit, është deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi, i cili prej disa muajsh ndodhet në spitalin Infektiv. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dezinffektohet kuvendi koronavirusi ne shqiperi kuvendi dezinffektohet kuvendi koronavirusi ne shqiperi kuvendi

Sondazh

Poll