Politike

Rikthehet debati për ‘Zgjedhoren’, Hajdari dhe Gjiknuri: I kemi votat. Opozita: Jemi gati të ulemi për të përfunduar re

6 Maj 2020, 08:45 Nga DOSJA
Rikthehet debati për ‘Zgjedhoren’, Hajdari dhe Gjiknuri: I kemi

TIRANË– Rikthehet pas dy muajsh Komisioni për Reformën Zgjedhore. Pas shumë shtyrjesh prej pandemisë së koronavirusit, sot është mbledhur sërish me pjesëmarrjen e dy bashkëkryetarëve Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve kanë qenë në komunikim online. 

Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje është bërë informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës. Herën e fundit që komisioni u mblodh në fillim të marsit, opozita jashtëparlamentare depozitoi disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve.

Pas mbledhjes mes opozitës dhe maxhoranëc ka pasur disa replika, pasi Damian Gjiknuri u shpreh se i kishte bërë ftesë opozitës që të merrtje pjesë në takim, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ai më tej tha se maxhoranca i ka votat dhe mund ta votojë e vetme këtë reformë. 

Nga ana tjetër  bashkëkryetarja Hajdari tha se procesi duhet të vijojë dhe reforma të mbyllet sa më shpejt. Pas këtyre deklaratave ka ardhur një reagim dhe nga opozita dhe dy anëtarët e Këshillit Politik, në një letër të përbashkët janë shprehur se ata janë gati që të ulen në tryeze e të përfundojnë reformën. 

Afati i për një marrëveshje nga ky Komision është shtyrë deri më 30 qershor pasi prej koronavirusit nuk mund të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online.

(K.M. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll