Politike

Balluku: Ata që janë karantinuar vetëm në një dhomë dyshe, do marrin paratë mbrapsht! Pas datës 11 s’ka më mbyllj

5 Maj 2020, 20:40 Nga DOSJA
Balluku: Ata që janë karantinuar vetëm në një

TIRANË– Ministrja e Transportit dhe Infrastukturës, Belinda Balluku sqaroi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” se si do të vijojë procesi i riatdhesimit në Shqipëri. Ministrja tha se riatdhesimet do të shtohen duke nisur nga data 11 maj pasi personave që kthehen nuk do t’ju kërkohet më të karantinohen në hotele por në shtëpi.

Mbas datës 11 nuk do të ketë më karantinim në hoteleri por në shtëpi. Ata që nuk kanë dashur të kthehen sepse do të karantinoheshin në hotel do të kthehen tani”.

Ndër të tjera ministrja Balluku tha se “nuk do të ndërpritet karantinimi” i atyre që janë aktualisht në hotele pasi sipas saj “ata janë kthyer nga vende ku infektimi ka qenë ende aktiv”. Por ajo shtoi se qytetarët që janë karantinuar në hotele dhe kanë qëndruar vetëm në një dhomë dyshe do të marrin lekët mbrapsht.

Të gjithë qytetarët që kanë qëndruar vetëm në hotel në dhoma dyshe do të marrin mbrapsht lekët”, tha Balluku. E njejta gjë shtoi ajo do të vlejë për ata që kanë qëndruar dyshe në dhomë treshe. Sa i përket hapjes së kufijve Balluku tha se me gjasa ato mund të hapen në shtator.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2020, 19:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvor...