Politike

Zhvillohet Samiti i Zagrebit, takimi vitual BE-Ballkani Perëndimor fokusohet tek kriza e ekonomike pas pandemisë

6 Maj 2020, 06:24 Nga DOSJA
Zhvillohet Samiti i Zagrebit, takimi vitual BE-Ballkani Perëndimor

TIRANË– Samiti i Bashkimi Europian dhe Balkanit Perëndimor, i cili ishte parashikuar që të mbahej në Zagreb më 6 maj, është zhvilluar në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19. Mësohet se videokonferenca ka nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa është theksuar dhe lufta kundër COVID-19.

Para nisjes së takimit, në një intervistë për DW, komisioneri Oliver Varhelyi tha se BE është gati për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk mund të flitet për një datë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Takimi është kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët pas mbledhjes janë shprehur se Ballkani Perëndimor është pjesë e BE.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor kanë marrë pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Në takim ka marrë pjesë edhe Andrej Plenković, kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Bankës Botërore, Bankës Evropiane e Investimeve dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike samiti i zagrebit takimi be ballkan perendimor ursula von der leyen samiti i zagrebit takimi be ballkan perendimor ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2020, 19:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvor...