Politike

Raporti për lirinë e medias/ ‘Pse për ju është lapsus?’, Rama ‘përplaset’ me Enkel Demin: Unë kërkova falje, med

6 Maj 2020, 08:15 Nga DOSJA
Raporti për lirinë e medias/ ‘Pse për ju është

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisonin e mëngjesit në “ABCNews” me Enkel Demin, ka komentuar edhe raportin për lirinë e mediave.

Në fjalën e tij, Rama tha se në Shqipëri media është e lirë që të thotë çfarë të dojë. Ndërsa kur u pyet lidhur me një emër konkret, kreu i qeverisë nuk pranoi që të veçonte gazetarët apo mediat që sipas tij shpifin.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për fasadë. Përsa i përket lirisë së medias besoj që Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet.

Enkel Demi: Mund të më jepni një rast konkret

Edi Rama: Flas për median në tërësi. Është hapësirë e madhe, ka gjëra me vlerë po edhe shpifje. Kalojnë pa asnjë filtër. Pa asnjë faktim.

Enkel Demi: Pak a shumë si videoja e Spanjës

Edi Rama: Ishte lapsus

Enkel Demi: Pse për ju është lapsus dhe për ne është shpifje?

Edi Rama: Unë kërkova falje. Raportin nuk e kam parë, por në Shqipëri mund të thuash gjithçka por edhe shpifje.

Enkel Demi: Ju e thoni shpesh por kur ju kërkoj një emër konkret

Edi Rama: Gazetarët dhe mediat nuk janë të gjithë njësoj. Edhe pse rrapi është rrap por ka lloj-lloj formash. Në Shqipëri askush nuk pengohet të thuhet

Enkel Demi: Mos e thoni më në përgjithësi sepse Edi Rama është Rama nuk është Nard Ndoka.

Edi Rama: Unë e nisa në përgjithësi sepse edhe raporti flet për përgjithësi.

Në raportin e “Freedom House” shkruhet se Shqipëria edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar një rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria merr vetëm 3.82 pikë. Reagime për raportin ka pasur edhe nga politika shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, presidenti Meta dhe opozita.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkel demi edi rama enkel demi

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2020, 19:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvor...