Politike

Edi Rama: Qeveria nuk ka dhënë asnjë koncesion për Porto Romanon, është bërë një shtesë në kontratë

6 Maj 2020, 08:20 Nga DOSJA
Edi Rama: Qeveria nuk ka dhënë asnjë koncesion për Porto

Tiranë- Edi Rama ka deklaruar në “ABC e mëngjesit”, se qeveria nuk ka dhënë me koncesion Porto Romanon, por sipas tij është bërë vetëm një shtesë në kontratë.  Po kështu Rama ka deklaruar se vendimet për karantinën i ka marrë një grup ekspertësh dhe jo ai.

Intervista: 

Enkel Demi: Si do të jetë karantina në fundjavë, nuk e dimë. Por kush i merr  vendimet për karantinën?

Edi Rama: Vendimet nuk ka marrë Edi Rama por një grup ekspretësh.  Asnjë vendim nuk kam marrë unë, por një grup ekspertësh në bashkëpunim me ministirnë. Unë i kam bërë publike në Favebook, ngaqë njerëzit duhet të informohen të gjithë dhe aty kam shumë ndjekës.

Enkel Demi: Na thuaj emrat e eskpertëve?

Edi Rama: Unë mund të them emrat e ekspertëve? Tani do të bëjmë intervistë apo do flasim për eskpertët.

Enkel Demi: Do i mbani sekret?

 Rama: Janë publik mo.

Enkel Demi: Si ka mundësi që gjatë kësaj periudhë jeni shumë i pranishëm në rrjetet sociale. Thonë që mbledhjet e qeverisë i drejton Braçe.

Edi Rama: Të gjitha vendimet e mbledhjes së qeverisë i keni publike.

Enkel Demi:  Një nga vendimet është ai i Porto Romaos.

Rama: Është i pavertetë, qeveria nuk ka dhënë asnjë koncesion për  Porto Romoanon, është bërë një shtesë në kontratë. Qeveria e ka çuar atë me kohë, këto janë pasaktësi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama porto romano edi rama porto romano

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2020, 19:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvor...