Politike

Meta apel popullit: Përbuzni politikanët që nuk i referohen Kushtetutës dhe fshihen pas ndërkombëtarëve

5 Maj 2020, 20:34 Nga DOSJA
Meta apel popullit: Përbuzni politikanët që nuk i referohen

TIRANË- Presidenti Ilir Meta kërkon nga populli shqiptar që të përbuzin politikanët që nuk i referohen Kushtetutës. Në intervistën dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Kreu i Shtetit thotë se duhet t’i kërkohet llogari atyre politikanëve që fshihen pas ndërkombëtarëve.

Unë mendoj që populli shqiptar duhet t’i përbuzë ata politikanë që për të justifikuar qëllimet e tyre të pasinqerta në raport me popullin shqiptar, nuk i referohen kushtetutës, por thonë ndërkombëtarët. Ca i kanë thënë ndërkombëtarët? Të tallen me kushtetutën, për ta bërë leckë kushtetutën. Populli shqiptar duhet të kërkojë politikanëve që të kenë të shenjtë kushtetutën. Të mos e ndryshojnë më sic e kanë ndryshuar.  Politikanët tanë nuk i referohen kushtetutës, unë i referohem gjithmonë. Politikanët tanë kur u intereson thonë na kanë thënë ndërkombëtarët. Por çfarë përgjegjësie mbajnë këtë ndërkombëtarë për këto dështime, për këto institucione që nuk funksionojnë.

Sa mund ta mbajë në ngërç këtë situatë ky momentun ecurinë e punës për konstituimin e punës së Gjykatës së Lartë.

Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur 24 orë pas emërimit të parë pas gjyqtarit jo gjyqtar, që i binte zotit Sadushi. Kjo ishte një çështje e zgjidhur.

A ka ardhur koha ti kërkohet llogari ndërkombëtarëve?

Llogaria u duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pa ndërkombëtarëve dhe që kur u kërkohet ti referohen kushtetutës thonë na thanë ndërkombëtarët. Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese që na thanë ndërkombëtarët. Tallen ndërkombëtarët me kushtetutën e tyre?

(Marrë nga RTV Ora)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta thirrje popullit ilir meta meta thirrje popullit

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2020, 19:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvor...