Politike

5 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për diskutimet që janë bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor në lidhje me mbarimin apo jo të mantatit të Ardian Dvoranit. Në një intervistë në emsionin “Tempora”, Meta tha se KLGJ nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare se çfarë është bërë me kërkesën e tij.

“Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë. Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh.  Unë skam marrë përgjigje akoma. Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare.

Ne e shkelim vetë kushtetutën për radhën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutës, jo për këtë rast. Unë i kam bërë një shpresë zyrtare KLGJ-së.  Nuk duhet ta bëja unë, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet 24 orë pas emërimit të z. Sadushi. Tani janë tashmë 3 gjyqtarë, ndërsa mandati i katërt i takonte z. Zakanjori. Unë pres përgjigje nga KLGJ. Jam i qetë!”, u shpreh ndër të tjera Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta keshilli i larte q perplasja meta-dvorani ardian dvorani ilir meta keshilli i larte q perplasja meta-dvorani

Sondazh

Poll