Aktualitet

Plagosi me kallashnikov dajë e nip në Kurbin, vetëdorëzohet në polici autori (EMRI)

6 Maj 2020, 06:30 Nga DOSJA
Plagosi me kallashnikov dajë e nip në Kurbin, vetëdorëzohet

Kurbin- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë  që ndodhi mbërmjen e djeshme tek Ura e Drojes, në Mamurras, ku u plagosën me armë zjarri Agron Mema, 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes është 26-vjeçari Aurel Shurbi, i cili është vetëdorëzuar në polici. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë. Po kështu rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.  Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plagë në këmbë.

Njoftimi i Policisë:

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip). Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë. Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh. Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme ndodhi dhe një tjetër ngjarje e rëndë. Tre persona mbetën të palgosur pas një sherri për motive pronësie në Ksamil. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën bregdetare, ku anëtarë të familjeve Pollo e Ziflaj morrën thika e sende të forta dhe u përleshën me njëri-tjetrin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arurel shubri klevis leka plagosen daje enip ne mamurras plagosjet në kurbin arurel shubri klevis leka plagosen daje enip ne mamurras plagosjet në kurbin

Sondazh

Poll