Aktualitet

Fasoneritë në Krujë vatra ‘të nxehta’ infeksioni, 3 të infektuar gjatë orëve të fundit

6 Maj 2020, 06:53 Nga DOSJA
Fasoneritë në Krujë vatra ‘të nxehta’

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë rezultuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë testuar 73 persona, por vetëm 3 prej tyre janë prekur nga virusi. Mësohet se të infektuarit janë një punonjëse e fasonerisë në Krujë dhe 2 persona kontakti. Ndërkohë numri total i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 119.

 

Ditën e djeshme u rrit sërish kurba e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije dje  se janë konfirmuar edhe  17 raste të reja me COVID-19. Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 820 dhe janë shënuar vetëm 31 viktima.  Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe  3 raste në Kamëz. 70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll