Bota

Kurti e bëri këshilltar, kush është Cvetko Vejlkoviq, ‘patrioti i flaktë’ shpërndante këngë për Radko Mlladiqin

6 Maj 2020, 07:58 Nga DOSJA

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si këshilltarin e tij politik dhe udhëheqës të zyrës për Komunitete, Cvetko Vejlkoviq. Ai do të zërë vendin e Nenad Rashiqit, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por edhe këshilltari i ri është futur në “filtër” dhe është analizuar nga rrjeti. Cvetkoviq, duket se ka simpati për kriminelin serb të luftës, Radko Mlladiq pasi në rrjetin e tij social në Facebook shpërndante këngë që i ishin dedikuar atij. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Kënga, të cilën e ka shpëndarë Cvetkoviq, titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë”. Por nuk ka mbetur tek këngës pasi këshilltari i ri i Kurtit shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.

Cvetkoviq në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës duke garuar në koalicionin “Liria” por nuk mundi që të merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë përfaqësues i popullit në Parlament.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti cvetko vejlkoviq radko mladiq albin kurti cvetko vejlkoviq radko mladiq

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 05:18

Samit virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

ZAGREB-BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani P...