Bota

Kosovë/ Tensionohet situata në konvikte, të karantinuarit kërkojnë takim me ministrin Vitia

6 Maj 2020, 07:07 Nga DOSJA
Kosovë/ Tensionohet situata në konvikte, të karantinuarit

Kosovë– Situata është ende e tensionuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pas ngjarjes së 3 majit, ku një ri nga Gjilani i dha fund jetës. Në këtë qendër, ku ndodhen personat e karantinuar,  janë të pranishme edhe forca të shumta policie. Ata kërkojnë takim me ministrin e Shëndetësisë, Vitinë, pasi sipas tyre po bëhen padrejtësi dhe shumë të karantinuar po dalin para kohe.

Ndërkohë, një qytetare e cila para 14 ditësh u vendos në karantinë pas kthimit nga Turqia thotë se prej 120 personave me të cilët udhëtoi vetëm 33 vazhdojnë të jenë në konvikte.

“Jam në konviktin numër 7. Me të madhe po dalin nga këtu. Po grinden çdo gjysmë orë dhe po dalin çdo një orë sepse nuk ka drejtësi. I kisha lut që të vjen Ministri i Shëndetësisë, sepse psikologja që po vjen këtu me i nxjerrë, të gjithëve po u jep letër që kanë probleme psikike. Jam qe 14 ditë këtu, sot në orën 12:00 më është bërë testi, ende s’i kam marrë rezultatet”, tha ajo për Indeksonline.

“Kemi qenë 120 persona që kemi ardhur nga Turqia, në aeroport i dërguan të gjithë në shtëpia, mbetëm vetëm 41″, u shpreh ajo më tej.

Më 3 maj, Agon Musliu nga Gjilani, humbi jetën pasi u hodh nga kati pestë i Qendrës së Studentëve. I riu ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove ministri vitia koronavirusi ne kosove ministri vitia

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 05:18

Samit virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

ZAGREB-BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani P...