Aktualitet

EMRAT/ Kërcet arma në Kurbin, dajë e nip plagosen në Mamurras pas sherrit banal

5 Maj 2020, 21:15 Nga DOSJA
EMRAT/ Kërcet arma në Kurbin, dajë e nip plagosen në

KURBIN- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Kurbin. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Drojes, në Mamurras.

Dosja.al mëson se kanë mbetur të plagosur Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e saj. Dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më herët sot ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje e rëndë në vend. Tre persona kanë mbetur të palgosur pas një sherri për motive pronësie në Ksamil. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare, ku anëtarë të familjeve Pollo e Ziflaj kanë marrë thika e sende të forta dhe janë përleshur me njëri-tjetrin për motive pronësie.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen daje enip ne mamurras plagosje ne kurbin plagosen daje enip ne mamurras plagosje ne kurbin

Sondazh

Poll