Aktualitet

COVID-19/ 832 të infektuar dhe 31 viktima, harta zgjerohet në 5 qytete, vetëm një rast të ri në Tiranë

6 Maj 2020, 05:32 Nga DOSJA

Shqipëri- Vendi është ende në luftë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 831 dhe janë shënuar vetëm 31 viktima.  Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 255 personave kanë rezultuar me COVID-19 12 prej tyre.

Harta është zgjeruar me 3 raste në Fier, 3 raste  në Krujë, 3 raste në Kamëz, 2 raste në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Ajo theksoi më tej se 595 persona janë shëruar  dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 të tjerë.  Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 36 pacientë, por  vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Ndëkohë për herë të parë tek Infektivi është shtruar edhe një i mitur 2-vjeçar, bashkë me nënën e tij shtatzënë. 

Ditën e djeshme, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj  u shpreh se COVID-19 mund të ketë një cikël si vuriset e tjera dhe mund të shkatërrohet gjatë vetës. Ai theksoi se shumë shpejt do të jetë gati dhe vaksina.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviruis ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronaviruis ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll