Aktualitet

COVID-19/ Ogerta Manastirliu tregon më në fund se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve

6 Maj 2020, 05:49 Nga DOSJA
COVID-19/ Ogerta Manastirliu tregon më në fund se kush e drejton

Tiranë– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu ka deklaruar së fundmi se në krye të Komitetit të Ekspertëve është zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.  Manastirliu gjatë një interviste për emisionin “Në fokus”, në TvT theksoi se ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive që duhen ndjekur për COVID-19.

 

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu.

Pak javë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi për  debatin mbi numrin e testimeve në Shqipëri dhe  theksuan se gjithçka që ata po bëjnë bazohet në një ekspertizë. Komiteti deklaroi se masat e marra dhe hetimi epidemiologjik ka dhënë rezultate shumë të mira deri tani.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komuniteti i ekspertëve ogerta manastirliu komuniteti i ekspertëve ogerta manastirliu

Sondazh

Poll