Aktualitet

Ekzekutimi mafioz në Durrës, avokati Vishaj: Altin Ndoci u takua me Besmir Haxhian para vrasjes, viktima po shkonte të merrte

5 Maj 2020, 21:46 Nga DOSJA
Ekzekutimi mafioz në Durrës, avokati Vishaj: Altin Ndoci u takua me

TIRANË– Në ditën e ngjarjes, Besmir Haxhia,  njëri nga viktimat e atentatit të 27 Prillit në Durrës, është takuar me Altin Ndocin, i akuzuar si autor i vrasjes.

Është ky fakti që ka bërë të ditur në emisionin “Opinion” avokati i Altin Ndocit, i cili tha se mes dy familjeve ka raporte të mira dhe se i mbrojturi prej tij ishte i shokuar nga kjo akuzë.

Në ditën e ngjarjes, Besmir Haxhia,  (njëri nga viktimat) është takuar me të mbrojturin prej meje në mëngjes dhe ky është fakt dhe ti duhet ta dish dhe nëse nuk e di mësoje. Sepse ka vajtur për të marr gruan në Gramsh dhe është ndalur në shtëpinë e të mbrojturit prej meje. Imagjino  të jesh në një takim miqësor dhe shoqëror dhe më pas të vritesh”, tha Vishaj.

Njëkohësisht avokati ka mohuar argumentin e dhënë në studion nga gazetarët, se të dyja familjet janë marr nga mbrojtje nga policia, duke quajtur këtë të pavërtetë, ndërsa tha që familjet janë në raporte miqësore.

Bashkëshortja e të mbrojturit prej meje flet lirisht me bashkëshorten e viktimës”, tha Vishaj.

Marrë nga Opinion.al

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir haxhia saimir vishaj altin ndoci besmir haxhia saimir vishaj

Sondazh

Poll