Aktualitet

Punësimi i Kazhanit e Sulos në UKT, Fevziu: E papranueshme që gazetarët të paguhen nga shteti

5 Maj 2020, 20:39 Nga DOSJA
Punësimi i Kazhanit e Sulos në UKT, Fevziu: E papranueshme që

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka folur sot për debatin e hapur ditët e fundit në lidhje me punësimin në UKT të Mira Kazhanit e Bieta Sulos. Në një intervistë në Syri Tv, Fevziu u shpreh se dy punësimi i gazetarëve në punë që kanë profile të ndryshme është e papranueshme.

Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh gazetari.

Disa ditë më parë u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT.  Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Bieta Sulo, e cila u tha komentuesve se i përshëndet të gjithë. Ndërsa, Mira Kazhani deklaroi se gjithçka është bërë sipas rregullave dhe se sipas gazetares, nuk ka asgjë të keqe të bë dy punë, megjithatë disa ditë më parë dha dorëheqjen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bieta sulo blendi fevziu mira kazhani puna ne ukt bieta sulo blendi fevziu mira kazhani puna ne ukt

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 19:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është përfshirë sot në debatin e nisur ditët e fundit në vend, se kur ka qarkulluar COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje dir...