Aktualitet

Zbulohet biznesmeni që do të vritej nga terroristi Komron Zukhurov, Albano Aliko që iu bëri shqiptarëve « golin » me Gu

5 Maj 2020, 21:06 Nga DOSJA
Zbulohet biznesmeni që do të vritej nga terroristi Komron Zukhurov,

TIRANËDosja.al ka zbardhur ekskluzivisht emrin e biznesmenit që ishte në shënjestër të terroristit Komron Zukhurov nga Taxhakistani, i cili u vu në pranga më datë 30 prill në Tiranë. Mësohet se Albano Aliko, është 52-vjeçari, për kokën e të cilit, terroristi nga Taxhikistani do të merrte 40 mijë dollarë.

Burimë koenfidenciale, bëjnë me dije për Dosja.al se porosia për ekzekutimin e Alikos, ka ardhur nga një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani. Motivet ende nuk janë të qarta, por dyshohet se pas kësaj ngjarjeje qëndron një konflikt i vjetër biznesi mes Alikos dhe grupit të azerëve (shtetas nga Azerbajxhani).

Por kush është  biznesmeni Albano Aliko?

Aliko është ish-administratori i kompanisë Gulf, i cili u shpal në kërkim nga drejtësia shqiptare në muajin prill të vitit 2018, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove.

Ai u vu në pranga në muajin shtator, po të vitit 2018 dhe u lirua në mënyrë të fhshetë, vetëm pak ditë më vonë. Albano Aliko, edhe pse nën një akuzë që rrezikon deri në 20 vite burg u lirua me vendim të gjyqtarit të Tiranës, Arben Micko.

Sipas raportimeve të para dy viteve, ‘Gulf” kishte shpallur në super ofertë për blerjen e tollonave dhe vetëm katër ditë më pas, shpalli falimentinin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar duke lënë të mashtruar qindra qytetarë.

Menjëherë pas falimentit, administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania”, Albano Aliko, që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe u largua jashtë Shqipërisë.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet allabno aliko komron zukhurov allabno aliko komron zukhurov

Sondazh

Poll