Sport

“Rashica kërkohet nga Liverpool, Muriqi drejt Tottenham-it”, flet presidenti i FFK-së

4 Maj 2020, 21:14 Nga DOSJA
“Rashica kërkohet nga Liverpool, Muriqi drejt Tottenham-it”,

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ndryshe nga homologu i tij në Shqipëri, Armand Duka, ka vetëm fjalë të mira për qeverinë dhe ndihmën e saj ndaj futbollit vendës.

“Drejtuesit e qeverisë na kanë qëndruar afër dhe kanë dhënë para për të na ndihmuar. Dua të gjej rastin të falenderoj dhe lojtarët e Përfaqësues së Kosovës, pasi na kanë ndihmuar dhe kanë dhuruar para për futbollistët e Superligës sonë”, u shpreh Ademi në “Çim Peka Live”.

I pyetur për merkaton e lojtarëve të Kosovës, ai zbuloi: “Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpool, por dhe Leipzig. Muriqin e kërkon me ngulm Tottenham, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova kërkohet në Francë dhe në La Liga”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ademi futboll kosova ademi futboll kosova

Sondazh

Poll