Sport

“Nuk jam xheloz për Kosovën, ne kemi dy super portierë”, Duka surprizon: De Biasi bëri mirë që s’e mori

4 Maj 2020, 20:24 Nga DOSJA
“Nuk jam xheloz për Kosovën, ne kemi dy super

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sote është përballë presidentit të FFK, Agim Ademi, në “Çim Peka show”. Numri 1 i futbollit shqiptar, mes të tjerash, u ngacmua për Milot Rashicën dhe largimin e tij drejt Kosovës.

“Nuk jam xheloz për kombëtaren e Kosovës. Mos harroni se Rashica është vetëm një pozicion sipër Gjasulës në Bundesligë. Kemi Strakoshën dhe Berishën, të cilët janë super portierë, Gjimshitin që luan me Atalantën. Nuk jam xheloz, jam krenar për Kosovën dhe shpresoj të kualifikohen në Euro2021. Rashica? E rritëm me duart tona, pasi ishte në çdo përfaqësuese moshash”, është shprehur Duka.

“Nuk mendoj se do të qëndronte me ne nëse grumbullohej në Europian. Ishte një vendim i De Biasit dhe mendoj se trajneri ka bërë mirë. Miloti nuk kishte asnjë minutë me kuqezinjtë dhe De Biasi zgjodhi të merrte ata lojtarë që kishin minuta”, – tha Duka.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka kosova rashica duka kosova rashica

Sondazh

Poll