Bota

U shtyn për shkak të koronavirusit. Serbia jep datën se kur do të zhvillohen zgjedhjet

4 Maj 2020, 19:38 Nga DOSJA
U shtyn për shkak të koronavirusit. Serbia jep datën se kur do

SERBI – Ditën e sotme qeveria e Serbisë ka njoftuar se zgjedhjet paralamentare do të mbahen të dielën e 21 qershorit. Zgjedhjet ishin përcaktuar të mbaheshin në prill, por u shtynë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Vendimi është marrë sot pas një takimi të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e partive politike.

“Pas këtyre kohërave të vështira duhet të krijojmë një atmosferë demokratike dhe të zgjedhim një kuvend dhe qeveri që do të shërbejë në interes të popullit”.– tha ai.

Vuçiç ka thënë se qeveria serbe mund   të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj, nëse miratohet nga parlamenti.

Serbia deri më tani  ka regjistruar mbi 9,500 raste me koronavirus dhe 197 vdekje.

Burimi: nytimes.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...