Bota

Bie kurba e të infektuarve në Kosovë/ Regjistrohen 4 raste të reja dhe shërohen 22 persona gjatë 24 orëve

4 Maj 2020, 19:01 Nga DOSJA
Bie kurba e të infektuarve në Kosovë/ Regjistrohen 4 raste

KOSOVË- Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar me koronavirus 4 raste të reja. Ndërkohë ajo ka shtuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 22 persona dhe numri në total i të shëruarve ka shkuar në 403.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga një rast vendbanimet, Rahovec dhe Zhur-Prizren.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza pandemike. Po ashtu, bëhet thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë virusin pas lehtësimit të masave.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll