Bota

Hapja e parukerive në Gjermani/ Ja cilat janë rregullat që duhet të zbatohen, në të kundërt 500 euro gjobë 

4 Maj 2020, 18:18 Nga DOSJA
Hapja e parukerive në Gjermani/ Ja cilat janë rregullat që duhet

GJERMANI- Gjermania është një nga shtetet që ka bërë lehtësime për masat e marra për parandalimin  e koronavirusit. Kështu ky lehtësim ka përfshirë edhe hapjen e parukerive. Mirëpo edhe hapje e tyre është shoqëruar me masa mbrojtëse, duke qenë se në Gjermani akoma vazhdojnë të infektohen dhe të humbin jetën persona nga koronavirusi.

Për një prerje flokësh apo trajtime të tjera, tashmë duhet të kesh një takim të rezervuar më parë, ndërsa në në Berlin, të plotësosh një formular me pyetje. Një parukier nga Berlini u shpreh se ishte i rezervuar për të paktën tre javët në vazhdim.

“Isha tek dyqani këtë mëngjes, të gjithë po mbanin maska, klientët, stafi, më duket pak si humoristike.”– U shpreh Walz. Për të zbatuar distancimin fizik, Walz tha se karriget janë të zëna një po një jo, dhe ai ka mundësi që ta realizojë këtë duke qenë se ka sallone të mëdha.

“Shumica prej klientëve ka 2 cm flokë të rritura që nga rrënjët. Disa prej tyre janë munduar që t’i presin vetë flokët, apo edhe të mbulojnë ngjyrën, por zakonisht kjo ka shkuar keq, edhe pse unë u kam dhënë këshilla që nga telefoni.”- ka shtuar më tej ai.

Sa i përket dëmeve financiare, Walz tregon që nuk ka pushuar asnjë nga punonjësit e tij, por megjithatë I është dashur që të shkurtojë rrogat.

Rrogat na u desh t’ua shkurtonim pak, por ne kemi një ekip të mirë”, thotë ka shtuar ai.

Mediat e huaja kanë njoftuar se Nëse thyejnë rregullat e sigurisë, ata mund të gjobiten nga 500 deri në 547 euro.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll