Aktualitet

Nuk i duron dot masat e qeverisë? Sazan Guri shpall mosbindjen civile: Koronavirusi është një mashtrim, ja “ilaçi” që

5 Maj 2020, 06:53 Nga DOSJA
Nuk i duron dot masat e qeverisë? Sazan Guri shpall mosbindjen civile:

TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka qënë i ftuar në emisionin “360gradë, ku edhe ka folur lidhur me pandeminë e koronavirusit. Në fjalën e tij, Guris është shprehur se pandemia është një mashtrim i madh njerëzor.

Për të treguar “revoltën” e tij, Guri shpalli gjithashtu mosbindjen civile duke pretenduar se nuk do t’u bindet me urdhërave të qeverisë.

“Gjithë kjo është një mashtrim i madh njerëzor, një ekzagjerim. Ekzistonte një situatë virusale, por meqë ishte hera e parë, ishte më i fortë. Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindet më urdhrat të qeverisë, se jam i bindur se dielli, uji dhe ajri janë ilaçi ndaj virusit,”-tha ai.

Deri më tani numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 803.  Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sazan guri koronavirusi ne shqiperi sazan guri

Sondazh

Poll