Aktualitet

‘Riaktivizohet’ vatra në Krujë/ Kryhen 85 testime, prej tyre 5 të infektuar, lidhja e tyre me fasoneritë

5 Maj 2020, 06:27 Nga DOSJA
‘Riaktivizohet’ vatra në Krujë/ Kryhen 85 testime, prej

KRUJË– 5 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Krujë, pas disa ditësh ku nuk u konfirmua asnjë rast i ri. Mësohet se nga 85 teste të kryera, disa prej tyre rezultuan pozitivë. 

Të infektuarit janë punonjës fasonerie dhe persona kontakti, 1 prej tyre është në Fushë Krujë, ndërsa të tjerët në qytet.

Me 5 rastet e reja, numri i të infektuarve me koronavirus në Krujë shkon në 116, megjithatë më shumë detaje të tjera pritet që të konfirmohen në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. 

Koronavirusi në Krujë është përhapur nga punonjësit e fasonerivë duke e bërë këtë qytet një ndër më të prekurit në vend. Shkak për infektimin në masë ka qënë mosmarrja e masave të sigurisë nga pronarët e bizneseve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll