Aktualitet

“Fatkeqësisht COVID s’bën përzgjedhje politike”/ Tritan Kalo mesazh politikanëve: Mos u përpiqni të na përçani ne

5 Maj 2020, 05:57 Nga DOSJA
“Fatkeqësisht COVID s’bën përzgjedhje

Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se të gjithë duhet të tregojmë kujdes me COVID-19, pasi në të kundërt jemi të pambrojtur para tij. Në një postim në Facebook, ai thekson se lehtësimi i masave rrit edhe rrezikun e infektimit.

Mes të tjerash, Kalo i drejton dhe një mesazh të qartë politikës, teksa i thotë: “MOS u përpiqni të na përçani NE mjekët me idiotësirat tuaj…NE Mantelbardhët, KEMI BËRË të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!”

Reagimi i plotë:

KUJDESUNI dhe VIJONI të kujdeseni për veten tuaj….VIRUSI Sars-Cov2/Covid-19 fatkeqësisht NUKU bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, POR agresiviteti i shfaqjeve klinike të tija nuk ka parë dhe KURRË nuk do të shoh përkatësira të tilla….JEMI të gjithë të pambrotjur para tij, NËSE nuk respektojmë jetët tona, NËSE nuk përkujdesemi për to dhe jetët e atyre që gjallojnë pranë nesh, NËSE nuk vijojmë të zbatojmë këshillat për distancimin fizik, higjenën përsonale, kolektive dhe atë të mjedisit, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm….ZOTËR te jetëve jemi vetë NE…. BASHKËQYTETARËT e mi, ju lutem të MOS hiqni dorë asnjë herë nga informimi prej atyre, që ndokush i quan edhe “MESJETARËT MJEK” (S.G.), dhe të informoheni jo drejt dhe shpesh të mbështetur në mllefe politike, militantiste dhe shumë pak profesioniste nga GJITHOLLOGËT e shumtë, të cilët vijojnë e gëlojnë në ekranet tona, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….FILLIMI i hapjes së dmozdoshme të vendit e sjedh përsëri në prag rrezikun e INFEKTIMIT nga Sars-Cov2/Covid-19…NË këtë sfidë nuk ka vetëm heronj, të sëmurë dhe të mbijetuar, POR edhe viktima…PAS 36 orëve të asnjë rasti të shtruar nga Covid-19 në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, kanë filluar SOT edhe trokitjet e para të sëmurëve të rinj….VIJONI të bëni kujdes…NËSE ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësira, që ende bart kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”….MOS u përpiqni të na përçani NE mjekët me idiotësirat tuaj…NE Mantelbardhët, KEMI BËRË të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!!!ë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll