Aktualitet

COVID-19/ 820 të infektuar dhe 31 viktima, shtohen shtrimet në spital, MSH: 70% janë shëruar deri tani

5 Maj 2020, 05:29 Nga DOSJA

Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në  820 dhe se 70% e të infektuarve janë shëruar. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik  bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 270 personave kanë rezultuar me COVID-19 17 prej tyre. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe  3 raste në Kamëz. Ajo theksoi më tej se  70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona.  Ndërsa, numri i pacientëve që marrim mjekim në spital është rritur në krahasim me një ditë më parë. Në 2 spitalet COVID, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë, 8 janë  prej tyre janë në terapi intensive. Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktima dhe numri total i personave që kanë humbur jetën është 31.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se pas datës 11 do të ketë edhe të tjera lirime, në orare dhe në biznese. Ajo u shpreh se tani kërkohet më shumë vëmendje nga qytetarët, pasi rrezikohet që të ketë dhe një valë të dytë të virusit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 19:03

TIRANË- Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gj...