Aktualitet

Shoqata e Infermierëve tregon rastin: U kapën duke ngrënë molto, tre infermierë të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga pu

4 Maj 2020, 21:07 Nga DOSJA
Shoqata e Infermierëve tregon rastin: U kapën duke ngrënë

TIRANË- Shoqata e Infermierëve në një njoftim publik ka bërë me dije se tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga puna deri në muajin korrik. Sipas kësaj shoqate bëhet me dije se  pezullimi nga puna është bërë se mjekët janë kapur gjatë orarit të punës duke ngrënë molto.

Ata e quajnë këtë një skandal dhe shtojnë se në asnjë vend të botës, nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit. “A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat”, shtohet në deklaratë.

NJOFTIMI I PLOTË

Reagim publik per masen e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë: Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna. A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat.

E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po në cilin vend të botës eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen tre infermier nga puna shoqata e infermierëve pezullohen tre infermier nga puna shoqata e infermierëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 19:03

TIRANË- Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gj...