Aktualitet

“Flasim për 10 ditë, dy javë”, Rakacolli tregon për rezultatet e hapjes së masave: Kyç janë të shtruarit në

4 Maj 2020, 20:43 Nga DOSJA
“Flasim për 10 ditë, dy javë”, Rakacolli tregon

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se rezultatet e hapjes në lidhje me shifrat e COVID-19 do të shihen pas 10 ditësh ose dy javësh.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Real Story”, Rakacolli tha se treguesit e vërtetë të situatës janë rastet në spital dhe ata në kujdes intensiv. Sa i përket shifrave të fundit, ajo shpjegoi se analizat dalin në orët e vona të mbrëmjes ose pas mesnate.

Nuk e kam akoma. Ky informacion merret pasi mbaron analiza e të gjitha mostrave që janë çuar sot në analizë. Rezultatet akoma nuk kanë dalë. Ka pasur raste që kanë dalë dhe pas mesnate. Nuk mund të gjykosh për këto numra. Si të jenë 9 si të jenë 12 s’mund të flasim që situata nuk është kontrolluar. Do flasim për 10 ditë dy javë. Nëse ne sot dalim, ky rezultat nuk do dalë sot apo nesër por pas 2 javësh që është dhe periudha e inkubacionit.
Qëndrueshmëria e rasteve të shtruara në spitale dhe që kanë nevojë për kujdes intensiv janë treguesit e vërtetë që tregojnë si po shkon hapja dhe që do të tregojnë nëse kemi nevojë për një rikthim mbrapa,”- tha Rakacolli.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i masave te koronavirusit mira rakacolli lirimi i masave te koronavirusit mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 19:03

TIRANË- Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gj...