Aktualitet

Manastirliu apel qytetarëve: Tani kërkohet më shumë vëmendje, në studiot televizive do lejohet vetëm me një të ftuar

4 Maj 2020, 19:38 Nga DOSJA
Manastirliu apel qytetarëve: Tani kërkohet më shumë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka folur sot për hapjen graduale dhe fillim e masave të reja lehtësuese. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Manstriliu u shpreh se tani kërkohet më shumë vëmendje nga qytetarët, pasi rrezikohet që të ketë dhe një valë të dytë të virusit.

“Hapja ishte e domosdoshme. Fatmirësisht kurba është e ulët dhe e sheshtë. Ka që nga java tjetër, ëekendi dhe kjo fillim jave që numri i rasteve të reja është i ulët. Por me hapjen kërkohet më shumë vëmendje, sidomos nga stafi mjekësor. Me hapjen kërkohet më shumë vigjilencë. Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit fizik”, u shpreh ministrja

Më tej Manastirliu ka folur dhe për testet serologjike dhe tha se po vijon bërja e tyre tek mjekët, e më pas mund të shtrihet dhe në popullate. Ndërkohë për sa i përket hapjes së studiove televizive, ajo tha se po studiohet por sërish mendohet se ka një rrezik për shtimin e rasteve, prandaj ende nuk është vendosur gjë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manasitrliu masat kunder covid 19 ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 19:03

TIRANË- Ndodh edhe kështu. Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gj...