Sport

Paul Gascoigne vazhdon me “avazin e pijes”, ish-futbollisti thyen karantinën vetëm për… një gotë birrë

4 Maj 2020, 17:23 Nga DOSJA
Paul Gascoigne vazhdon me “avazin e pijes”, ish-futbollisti thyen

ANGLI-Një birrë që i kushtoi shtrenjtë Paul Gascoigne. Ish lojtari i Lazios, gjatë periudhës së karantinës në Bridlington, Angli, la shtëpinë për të shkuar në pijetoren e Paul Salmon, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së tij. Lokali ’u shkatërrua nga gruaja e tij dhe ish-lojari anglez nuk mundi dot të përfundonte birrën e tij.

“Daily Star” publikoi gjithashtu një video ku tregonte ish-futbollistin duke pirë birrë. Një sjellje që mund të konfirmojë një tjetër rezultat të alkoolizmit të Gascoigne. Pa harruar shkeljen e karantinës. Nga sa mësohet partnerja e lojtarit, Wendy Leech është larguar nga shtëpia duke mos duruar edhe dhunën të ushtruar nga Gascoigne.

Të dy janë njohur në Spanjë, por sigurisht pas këtyre ndodhive vështirë se aventura e tyre mund të ketë një të ardhme. Fundi i historisë së dashurisë, të paktën tani për tani. 52 vjeçari Gascoigne akoma po nuk gjen paqe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti anglez gascoigne wend leech futbollisti anglez gascoigne wend leech

Sondazh

Poll