Sport

Igli Tare nuk do t’ia dijë më për yllin e skuadrës: Nëse do të ikë, le të ikë

4 Maj 2020, 18:20 Nga DOSJA
Igli Tare nuk do t’ia dijë më për yllin e skuadrës:

Igli Tare ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic. Drejtori sportiv i Lazios nuk do t’ia dijë më për vlerën e lojtarit në rast shitjeje, por për harmoninë e skuadrës.

“Dëshira e lojtarit është vendimtare. Nëse flasim në parim, kur lojtari mendon se koha e tij ka mbaruar në një klub, nuk është problem. Mund të lëvizë”, ka thënë Tare.

“Gjërat shkojnë drejt fundit dhe duhet ta pranojmë. Shikoni se çfarë ndodhi me Napolin këtë sezon. Fakti që ka qëndruar 5 vite me ne në kryeqytet do të thotë se ka lidhje të forta me klubin dhe qytetin. Do të shohim në fund të sezonit”, – ka shtuar Tare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio milinkovic-savic tare lazio milinkovic-savic tare

Sondazh

Poll