Sport

Më në fund pak shpresë për Serie A, Ministri italian sqaron planin e tij në Facebook

4 Maj 2020, 19:06 Nga DOSJA
Më në fund pak shpresë për Serie A, Ministri italian sqaron

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka bërë një postim në faqen e tij në zyrtar, ku komenton shkurtimisht gjendjen aktuale. Ai ka treguar se ka vendosur në vijë sportet individuale dhe më pas do të merret dhe me ata ekipore.

“Po punojmë fort dhe me shumë seriozitet që të mbrojmë jetën e sportistëve tanë. Jemi duke punuar me shpejtësi të madhe, por gjithmonë me objektivin e qartë që t’i mbrojmë të gjithë”, shprehet Spadafora.

“Kemi marrë në vëzhgim dosjet e ditëve të fundit. Të gjitha federatat kanë dorëzuar dosjet që janë vëzhguar nga Federata e Mjekëve Sportivë. Këta të fundit kanë hartuar një dokument të dobishëm për të gjitha disiplinat e sporteve. Po punoj edhe për protokollin e sporteve ekipore. Duam të rihapim të gjitha strukturat tani, sepse vendosëm linjat për sportet individuale”, – shton ai në Facebook.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata futboll spadafora federata futboll spadafora

Sondazh

Poll