Sport

Dybala ka 6 javë i infektuar me koronavirus, rrëfen makthin e tij në Instagram

4 Maj 2020, 17:46 Nga DOSJA
Dybala ka 6 javë i infektuar me koronavirus, rrëfen makthin e tij

Paulo Dybala po vuan shumë. Sulmuesi i Juventusit rezultoi pozitiv në testin e katërt radhazi për koronavirus dhe së bashku me të dashurën ka 6 javë i prekur nga COVID-19.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë një intervistë për brazilianen Anitta në faqen zyrtare të kompanisë Adidas në Instagram. “Të them të drejtën, nuk e kisha menduar kurrë se do të më mungonte të luaja futboll dhe të stërvitesha kaq shumë”.

“E ndjej se dua të stërvitem, të shoh shokët e ekipit dhe miqtë, e më e vogla të prek topin, pasi të stërvitesh në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Dua të vesh këpucët, të vrapoj e të shënoj gola. Kur je i apasionuar, gjithçka e përjeton dyfish”.

“Të qëndrosh në shtëpi për kaq gjatë të bën të zbulosh talente të reja. Unë kam zbuluar se kam pasion të bëj yoga. Të ndihmon dhe të relakson shumë diçka e tillë”, – është shprehur argjentinasi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus dybala futboll coronavirus dybala futboll

Sondazh

Poll