Sport

71 vite më parë, aksidenti ajror do të shuante skuadrën më të fortë në historinë e futbollit italian

4 Maj 2020, 15:40 Nga DOSJA

TORINO-Historia tragjike e ekipit të famshëm italian të Torinos së Madhe, të cilët  humbën jetën në një aksident ajror me 4 maj të vitit 1949, në alpet torineze, teksa kthehej nga një ndeshje me Benficën. Si ndodhi tragjedia për shkak të pilotit që ndryshoi itinerarin e udhëtimit në ajër dhe kush ishin futbollistët e pjestarët e tjerë të stafit torinez , që humbën jetën nga përplasja fatale me këmbanën e kishës së Supergës

 

Skuadra e Torinos së madhe epoken e saj më të shkelqyer e ka përjetuar gjatë viteve 40-të, kur dominonte futbollin dhe atë evropian . Ishte një rast i rrallë për këtë skuadër , që 11 lojtarët e saj luanin edhe me kombëtaren italiane të atyre viteve .Pavarësisht se ajo skuadër nuk pati mundësi që të dominonte në një kampionat botëror apo evropian, suksesi i shkurtër , por i lavdishëm , e rradhiti atë si një ndër skuadrat më të mira italiane të të gjitha kohërave.

 

Tragjedia e 4 majit të vitit 1949

Si ndodhi tragjedia në kishë  –Detajet e kësaj ndeshjeje tragjike jepen nga Sauro Toma, i cili mrekullisht i shpëtoi tragjedisë nga një dëmtim i lehtë para ndeshjes, gjë që e bëri të mos shkonte në Lisbonë bashkë me shokët e skuadrës .Në kujtimet e tij ai thotë se ndeshja tragjike Benfica – Torino nuk u luajt për ndonjë  kompeticion evropian , por thjesht vetëm për faktin se kapiteni i ekipit Mazzola donte të jepte lamtumirën  futbollit në një ndeshje kundër ekipit të fortë portugez të Lisbonës, S.L. Benfica . Por ishte ky event dhe udhëtim tragjik nga Lisbona në Torino, ai që shkaktoi fatkeqesinë e papritur. Ndeshja Benfika – Torino përfundoi me rezultatin 4-3 për vendasit dhe menjëherë pas ndeshjes italianët, të cilët thoshin se ishte vetëm një ndeshje rutinë, u bënë gati me valixhet e tyre për të hipur në avionin “ Fiat “G-212 e për të udhëtuar në Barcelonë, e mandej në atdheun e tyre .

Ishte një enigm mënyra se si piloti, Pierluigi Meroni, e ndërroi  itinerarin e udhëtimit nga Lisbona direkt në Torino , pa e furnizuar me karburant avionin, ishte kjo një nga mundësitë që mund të ketë shkaktuar përplasjen në kupolën e kishës në Superga. Por,një version tjetër jepet nga portieri rezerve i skuadrës së madhe ,Renato Gandolfi  , i cili shpjegon se thjeshtë  avioni transportues  “Fiat” G-212, ka pësuar defekt në motor ose rrjedhje karburanti. Versioni më I besuar jepet nga kryeprifti katolik i kishës së Superges , ku ndodhi ngjarja tragjike, i cili kujton se në çastin kur ndodhi tragjedia , ishte një mot shumë i  vrenjtur dhe rrebeshi  ishte faktori final që shkaktoi përplasjen. Në bordin e avionit ishin të pranishëm edhe lojtarë të veçantë si Raf Vallone, i cili më vonë u bë gazetar  sportive  dhe që intervistonte shkrimtarë të njohur për kohën , si Ernesto Hemingëay etj.

Skuadra e Torinos

Në skuadrën e Torinos në atë kohë luanin edhe lojtarë të huaj si : Lusu ( rumun ), Schubert ( Hungarez ) dhe Bongiorni ( francez ), të cilët me lojën e tyre konsideroheshin si lojtarët më të mirë të huaj në kampionatin italian për vitet 1945-1949. Por, që të gjithë ranë pre e katastrofës së papritur në alpet torineze.

Nderimi që ju bë viktimave-Viktimave të  Supergës iu bë një varrim madhështor në qytetin e tyre , në Torino.Në sheshin kryesor të qytetit ishin mbledhur më shumë se një million italianë, ndërsa trupat e pa jetë ishin vendosur në pallatin  “ Madama” , ku po u bëheshin homazhet e fundit nga delegacione të rangut më të lartë  evropian dhe botëror të futbollit. Trupat e futbollistëve ishin vendosur mbi kamion dhe një kortezh i gjatë njerëzish  marshonin në  bulevardet e Torinos.

Ceremonia mortore e skuadrës së Torinos

Fjalimi i  fundit mallëngjyes mbi futbollistët e vdekur u mbajt nga presidenti i Federatës së Futbollit Italian, Ottorino Barassi, i  cili qëndroi para trupit të Mazzoles dhe citoi fjalët e famëshme : “ Kapiten Valentino, kjo është Kupa e madhe , Kupa e Torinos, që është në zemrën e të  gjithëve”. Dhe me këto fjalë u mbyll një epoke e lavdishme dhe tragjike e futbollit Italian.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pierluigi meroni torino tragjedia ajrore pierluigi meroni torino tragjedia ajrore

Sondazh

Poll