Sport

Redi Jupi e ka një ide pse nuk fillon kampionati: Qeveria thotë “Ehu, kush merret me futbollin”

4 Maj 2020, 14:57 Nga DOSJA
Redi Jupi e ka një ide pse nuk fillon kampionati: Qeveria thotë

Ish-trajneri i kombëtares së futbollit Shpresa, Redi Jupi, ka theksuar që futbolli duhet të nisë sa më parë, sepse ndikon edhe në ekuilibrin shëndetësor dhe mendor të njeriut.

Në “Procesi Sportiv”, emision i përshtatur si rubrikë në “E Diell”, ai ka deklaruar se shteti e sheh futbollin si një problem më pak, prandaj nuk vijon kampionati. “Duhet të kishim filluar me kohë stërvitjen. Gjermania dhe Anglia këtë po bëjnë. Në përgjithësi, qeveria nuk ka interes për sportin. E quajnë një hall më pak, kush merret me futbollin. Presioni nga komuniteti i futbollit është i pakët dhe pa plan mase. Ne duhet t’i kishin dhënë një datë të caktuar dhe një plan masësh. Unë e kam një plan, po duhet leja”, ka deklaruar ai.

“Në gjithë Shqipëri 2 mijë testime janë bërë gjithsej, kështu që nuk mund të testojmë 20 mijë futbollistë. Duhet të bëjmë matjen e temperaturës, historikun e secilit lojtar, etj. Nuk ekziston risku fare i kontaminimit. Dushin nuk e bëjmë aty, e bëjmë në shtëpi”, ka shtuar më tej Jupi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll jupi qeveria futboll jupi qeveria

Sondazh

Poll