Sport

FOTO/ FSHF, tjetër letër qeverisë: Ky është protokolli, kërkojmë bashkëpunim

4 Maj 2020, 14:18 Nga DOSJA

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit po pret dritën jeshile nga qeveria për rifillimin e aktivitetit. Sipas kushtit të UEFA-s duhet dhënë miratimi i shtetit nëse situate nga koronavirusi është normalizuar apo jo. Pas shkresës së parë të datës 28 prill, që sipas FSHF ka mbetur pa përgjigje, kjo e fundit I ka dëruar autoriteteve shtetërore edhe protokollin mjekësor.

Federata Shqiptare e Futbollit i  është drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama dhe ministrive të linjës në lidhje mundësinë e rikthimit të futbollit sa më shpejt në fushën e lojës.

“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, lexohet në letrën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në kërkesën e parë, Federata kërkonte rinisjen e stërvitjes në 2 maj dhe ndeshjeve të kampionatit rreth datës 20 maj, po ky plan tashmë ka dështuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf-qeveri letra e federates armand duka fshf-qeveri letra e federates

Sondazh

Poll